Klubi i Premier Ligës në telashe, mund t’i heqin pikë për shkak të… trajnerit

Sep 14, 2018 | 17:11
SHPËRNDAJE

Skuadra e Evertonit bëri disa lëvizje të bujshme në merkato, ku një ndër to ishte dhe afrimi i trajnerit Marko Silva. Ai ishte pjesë e Uatfordit, teksa zgjodhi t’i bashkohej klubit nga Liverpuli. Ndërkohë mediat britanike raportojnë se Evertonit mund t’i hiqen pikë, për shkak se u interesuar pa leje për trajnerin, kur ai ishte nën kontratë me Uatfordin.

_103421322_silva_reuters

Mënyra e transferimit të trajnerit portugez është duke u hetuar nga organet përkatëse pranë Premier Ligës. Në rast se kjo shkelje vërtetohet atëherë, Evertoni nuk mund t’i shpëtojë heqjes së pikëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura