Klubi historik italian nuk përmbahet në merkato, pas sulmuesit të Realit kërkon dhe mbrojtësin e Barcelonës

Jun 25, 2022 | 18:16
SHPËRNDAJE

Fiorentina e Vinçenzo Italionos duket se po përgatit një merkato të madhe për të ndihmuar klubin në arritjen e objektivave për sezonin e ardhshëm si në Serinë A ashtu edhe në Ligën e Konferencës. Klubi italian duket se është shumë pranë sulmuesit të Realit, Luka Joviç, por gjithashtu ka shfaqur interes edhe për mbrojtësin e rivalëve të Barcelonës, Samuel Umtiti.

umtiti

Sipas raportimeve nga “L’Equipe”, francezi i është ofruar klubeve të ndryshme nga ana e agjentit të tij, me lojtarin që dëshiron të largohet nga Barcelona pas minutazhit të pakët në sezonet e fundit me klubin katalanas.

Ideja e Fioerntinës është ajo e një huazimi të thjeshtë me opsion blerje, me Barcelonën që duhet të shqyrtojë edhe ofertat e tjera nga klube si Marseja, Roma dhe Lacio përpara se të vendosi me lojtarin për të ardhmen e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura