Klubet e Superiores në hall të madh, i dërgojnë letër kryeministrit Rama dhe i kërkojnë …

Mar 28, 2020 | 10:09
SHPËRNDAJE

Pandemia e Koronavirusit, i ka dhënë një goditje të madhe ekonomisë. Kjo situatë e rëndë ka prekur edhe futbollin shqiptar. Pjesa më e madhe e presidentëve të Superiores, merren me biznes, teksa bllokimi i bizneseve të tyre, ndikon drejtpërdrejt edhe në klubet që ata zotërojnë.

mbledhja-presidentet

Kësisoj, nëpërmjet një letre drejtuar qeverisë, Liga i kërkon qeverisë ndihmë, për të përfshirë 10 klubet e Kategorisë Superiore, te skema e kompensimit. Nëpërmjet një letre, klubet i janë drejtuar drejtpërdrejt qeverisë shqiptare duke kërkuar që me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Në lidhje me këtë situatë të paprecedentë, ka folur edhe kryetari i Ligës, Edvin Libohova, i cili në një prononcim për “Top Channel”, u shpreh:

“Klubet e Superiores, pjesa më e madhe jan sh.a., vetëm dy kanë shoqata. Megjithatë, në një strukturë aksionere që kanë, pejsa dërrmuese financohet nga bizneset. Përveç atyre që janë bizneset vetë aksionerë, janë edhe sponsorët që i mbështetin. Në këtë situatë është normale që këto klube të ndjehen në vështirësi sepse bizneset janë në vështirësi me bllokimin e aktivitetit.

Ndaj jemi në situatën ku pjesa më e madhe e tyre ndjejnë nevojën e një mbështetje financiare të paktën minimalisht për të përballuar detyrimet ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të klubeve.

Liga

Kemi përgatitur një kerkesë që ia kemi dërguar sot kryeministrit, ku kërkojmë në këtë situatë të gjitha klubet e Superiores të futen në listen e bizneseve dhe entiteteve që po mbështeten nga qeveria në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi. Shifrat vjetorë që një klub shpenzon për të mbajtur një ekip në Superiore fillon nga 500 mijë dhe arrin deri në 1 milion euro”, u shpreh Libohova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura