KLP thirrje për hetim të prokurorit Arjan Ndoja, reagon Arta Marku: Ka nisur verifikimi i fakteve

Nov 6, 2019 | 17:14
SHPËRNDAJE

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka reaguar pas kërkesës së KLP-së, për nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, të cilit vetëm pak dite më parë iu be atentat në mbikalimin e Shkozetit.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se ka nisur verifikimi i fakteve për rastin e prokurorit Arjan Ndoja.

arta marku

“Prokurori i  Përgjithshëm  znj. Arta Marku prej ditës së djeshme  dt 05.11.2019  ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë  në mbledhjen e të dhënave  për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë  me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016  “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  në Republikën e Shqipërisë’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

KLP kërkoi nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, pasi ky i fundit deklaroi dje në media se drejton edhe një studio ligjore, ku ofron konsulencë për çështje të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura