Klosi: Shteti shqiptar s’kishte interes të vritej Ahmet Krasniqi. Mustafa: Kosova s’do çlirohej kurrë po të varej nga SHIK, i shërbeu më shumë Serbisë

Apr 26, 2015 | 10:43
SHPËRNDAJE

VIDEO/ Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka deklaruar se Kosova nuk do të çlirohej asnjëherë po të  varej nga shërbimet informative, të cilat sipas tij më shumë i kanë shërbyer Serbisë dhe vëllavrasjes.

Deklarata vjen pas intervistes se dhene nga ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar në Shqipëri, Fatos Klosi, lidhur me ngjarjet në Kosovës, ka nxitur reagime të shumta.

“Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.

Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës.

Reagimi i Klosit 

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH), Fatos Klosi, në emisionin “Komitetit” të transmetuar në RTK, duke folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë ka mohuar këtë kategorikisht akuzat, duke thene është shumë i interesuar të sqarohet kjo vrasje.

Klosi ka thënë se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit.

 “Qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar nuk kishin asnjë interes të vritej Ahmet Krasniqi. Meqenëse kjo vrasje ndodhi në territorin shqiptar, shteti shqiptar ka përgjegjësi për atë që ndodhi. Është absurde të mendosh se shteti shqiptar e bëri atë gjë. Nuk mund ta bënte këtë gjë dhe pse ta merrte këtë përgjegjësi të kotë. Zoti Krasniqi as nuk i prishte e as nuk i ndreqte punë shtetit shqiptar”, ka thënë Klosi.

Klosi gjate intervistes

Sipas tij dikur ky shërbim kishte arrestuar ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai gjithashtu ka thënë se themeluesit e UÇK-së ishin ithtarë të politikës së diktatorit Enver Hoxha. Klosi, në një intervistë për RTK-në, nuk ka dashur të tregojë arsyen se pse ish-SHISH-i ka arrestuar liderin e PDK-së para disa viteve, duke thënë se nuk mund të jap informacione, transmeton “Telegrafi”.

“Po kemi arrestuar Hashim Thaçin. Nuk mund ta them pse, por ai ishte shtetas i huaj, pavarësisht që ishte me kombësi shqiptare”, ka thënë Fatos Klosi. Ai gjithashtu ka thënë se partia e Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte bindje të majta politike. Po është e vërtetë që LPK-ja ka pasur bindje të majtë dhe ka qenë ithtare e politikës së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha”, tha ai.  “Forcat e themeluara nga ana e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, FARK, natyrisht ishin më të përgatitura se UÇK-së, pasi që të gjithë ishin ish-pjesëtar të ushtrisë jugosllave dhe kishin përvojë”, ka thënë më tutje Klosi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura