Klosi paralajmëron masa të rrepta, ja çfarë do të ndodhë me lokalet me muzikë të lartë

Apr 2, 2018 | 11:19
SHPËRNDAJE

Këtë sezon veror Ministria e Mjedisit është shprehur se do të marrë masa kundër ndotjes akustike në zonat turistike.

Gjatë një takimi me drejtuesit e bashkive në qarkum e Vlorës ministri Blendi Klosi paralajmëroi se Ministria do të revokojë lejet mjedisore për ato hotele, bare apo restorante që do të shkaktojnë ndotje akustike.

whisky2

“Në bazë të planeve që do të përcaktojnë vetë bashkitë Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për zhvillimin e aktivitetit në rast se zhurmat janë jashtë parametrave të lejuar”.

Detyrimi ligjor u sillet në vëmendje kryebashkiakëve edhe përmes një urdhëri që ministri Klosi ka nxjerrë gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Një hartë e zonave ku mund të ushtrohen sportet e ujit me qëllim shmangien e aksidenteve në ujë është një tjetër detyrë e pushtetit vendor. Duke qëndruar në sigurinë e plazheve kreu i Turizmit theksoi se bashkitë duhet t’u kërkojnë bizneseve që të kenë të paktën një person për të dhënë ndihmën e parë.

14681688_1777043102583326_1677399771452965876_n

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit kërkoi gjithashtu angazhimin e pushtetit vendor, komunitetit dhe biznesit të zonës në aksionin “Pastrojmë Tokën që duam” që do të zhvillohet nga data 16 deri më 22 prill, të shpallur ndërkombëtarisht  Dita e Tokës.

Fjala e plotë e Klosit:

Ne e kemi shumë shqetësim problematikën e zhurmave në plazh sic kemi një listë me shqetësime por përsa i përket problematikës së zhurmave, ligjet janë edhe rregullat janë.

Por ne kemi edhe një udhëzim që nga muaji shkurt për të gjithë gjithë kryetarët e bashkive për përgatitjen e një plani të menaxhimit të zhurmave në qytet dhe është shumë mirë kur gjërat hartohen dhe programohen në mënyrë të studiuar.

Në qytetin e Vlorës, në qytetin e Sarandës, në Himarë,kudo ku kemi zhvillim turistik ka vende që mund të lejohen zhurmat, natyrisht për një grupmoshë të caktuar, por ka zona që nuk duhet të lejohen zhurmat dhe prandaj ne duhet të bëjmë një hartë për të caktuar qartë ku do të lejojmë që të kemi muzikë dhe ku të gjitha institucionet ligjzbatuese, që nga Inspektoriati i Mjedisit që duhet të kontrollojë nivelin e zhurmave, për të shkuar deri te forcat e rendit, duhet të kenë një hartë të përcaktuar nga bashkitë se ku lejohen zhurma dhe ku ka vende që nuk ka muzikë.

Ku ka vende që muzika mund të jetë 24 orë dhe ku ka vende që muzika nuk lejohet me zë të lartë gjatë 24 orëve, ku ka vende që muzika mund të lejohet deri në orën 11 apo 12 të natës me njëfarë volumi dhe ku ka vende që nuk lejohet fare.

Pra kjo është një gjë që duhet ta bëjnë këshillat bashkiakë, duhet ta bëjnë kryetarët e bashkive dhe pastaj ligjzbatuesit që nga Ministria e Mjedisit e cila ka një gjë në dorë që të heqë lejet mjedisore për hotelet ku nuk ka plan të përcaktuar nga bashkitë, Pra ajo që ne duam të bëjmë gjatë këtij sezoni është që në bazë të planeve që do të përcaktojnë vetë bashkitë Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për zhvillimin e aktivitetit në rast se zhurmat janë jashtë para parametrave të lejuar.

Do të revokojmë lejen e ushtrimit të aktivitetit nga pikëpamja mjedisore  atë që ne kemi target të fushës sonë për vendet që bashkia nuk lejon të zhvillohet aktivitet me një volum më të lartë akustik.

Ne presim të kemi një turizëm cilësor, por turizmi cilësor nuk mund të jetë turizmi me zhurmë.

Ka plazhe ku mund të lejohen diskotekat por ka zona që tashmë janë populluar aq shumë sa diskotekat prishin harmoninë e zonës.

Kjo është detyrë në bazë të ligjit e vetë bashkive, ne do të përpiqemi të monitorojmë dhe të jemi transparentë me biznesin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura