Makina përplas për vdekje 5-vjeçaren në Klos, vajza kishte dalë e pashoqëruar nga kopshti

Feb 27, 2015 | 15:01
SHPËRNDAJE

Një vajzë 5-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në Klos të Matit. 

Foto Ilustruese

E mitura me mbiemrin Doma, mësohet se po kalonte rrugën, pasi kishte dalë nga kopshti, kur është goditur nga një automjet tip “Golf” me targa MT 2286 A, që drejtohej nga 30-vjeçari F.Pisli. Sipas burimeve të “Panorama Online” makina po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Vogëlushja kishte dalë nga kopshti e pashoqëruar nga edukatoret apo prindërit dhe i ishte drejtuar banesës, e cila ishte rreth 500 metra larg kopshtit.

Drejtuesi i mjetit e ka dërguar vajzën në qendrën shëndetësore të Klosit, por e mitura ka ndërruar jetë duke u transportuar me ambulancën e qendrës drejt Spitalit të Burrelit, si pasojë e plagëve të marra.

Shoferi është vetëdorëzuar në polici pas aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura