Klop: Gjysmëfinale e çmendur, nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të fitonim me këtë rezultat

Apr 24, 2018 | 23:45
SHPËRNDAJE

Fitorja 5-2 e Liverpulit ndaj Romës, e ka gëzuar jashtë masë trajnerin Jurgen Klop, i cili është me një këmbë një gjysmëfinale. Në prononcimin pas ndeshje, Klop tregon se nuk e kishte imagjinuar një rezultat të tillë në gjysmëfinale.

k-lfc

“Ne jemi Liverpuli. Ishte paraqitje mbresëlënëse për 80 minuta ose më shumë, por në fund bëmë disa gabime që nuk më pëlqyen Është një futboll gjithëpërfshirës. 5-2 është një rezultat fantastik, pavarësisht dy golave të pësuar.

As nuk mund ta kem imagjinuar këtë rezultat. Shënuam më shumë. Tingëllon e çmendur, por ishte një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve. Natyrisht se do të ishim më të lumtur nëse do të përfundonte 5-0 ose 5-1, por edhe 5-2 është një rezultat fantastik”, u shpreh Jurgen Klop.

Liverpul

Dëmtimi i Çambërlein? 

“Dëmtimi i tij duket i keq. Shpresojmë që ta marrë veten sa më shpejt, sepse është një lojtar i rëndësishëm për ne”, përfundoi gjermani.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura