“Klithmat dëshpëruese të Berishës vijnë nga Reforma në Drejtësi”

May 26, 2016 | 22:01
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Spartak Ngjela duke komentuar sjelljen e ish-Kryeministrit Sali Berisha në Kuvend shkruan se, ai ndodhet në ankth nga Reforma në Drejtësi.

Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur per gazetaret pas nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin “Per shpalljen e moratoriumit te gjuetise ne Republiken e Shqiperise”. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks to journalists after a parliamentary session.

Sipas Ngjelës, kjo reformë është e pashmangshme dhe se opozita do të jetë e detyruar ta votojë atë.

Ja çfarë shkruan Spartak Ngjela:

Sa më shumë i qasesha fushës’ luftës,
Vrehej errej zemra ime. (Gavril Dara)

Kjo po i ndodh edhe Saliut. Ka humbur në thellat e shqetësimit makth – Reforma në Drejtësi do të “pagëzohet” nga Xho Bajdeni, zv.Presidenti amerikan, i cili sigurisht që do të flasë në Parlament pikërisht për këtë.

Po Saliu, çdo të bëjë? Asgjë. Ky është makthi që shpërtheu sot në Parlament. Pse? Është e pamundur që tabori i tij të mos marrë pjesë në pagëzimin e Reformës. Ka përfunduar gjithçka. Shpresa po vjen drejt formimit të saj real për shqiptarët.

Një popull që ka pesëqind vjet që mbijeton në padrejtësinë e imponuar, ka të drejtë të mos shpresojë. Por sot ndihet pranë krijimit të shpresës reale që edhe shqiptarët do të hyjnë më në fund në udhën e arsyes për drejtësinë e tyre.

Drejtësia shqiptare ù pagëzua nga zv. Presidenti amerikan: kështu do shkruhet në historinë tonë. E pra, gjithçka e mirë po vjen bashkë me klithmat dëshpëruese të abuzueseve, e sidomos të Sali Berishës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura