Klipet e verës, të gjitha në det

Aug 26, 2015 | 16:00
SHPËRNDAJE

Superprodhimet e klipeve verore vazhdojnë të vijnë edhe në këto javë të fundit të kësaj stine të nxehtë. E natyrisht, kur flasim për verë, artistët shqiptarë në garë me njëri-tjetrin sjellin këngët e tyre me spote, të cilat na vijnë para nesh me emëruesin e përbashkët: pamje deti dhe ujë.

Arta Bajrami ne klipin e ri
Arta Bajrami ne klipin e ri

Po i quajmë si videoklipe të lagura, pasi shumica e tyre vijnë ndoshta nga i njëjti produksion, një jaht, dikush një skaf, dikush një varkë e dikush afër pishinës, por të gjithë në ujë. Shumë videoklipe tregojnë pamje fantastike, sidomos të detit të mrekullueshëm shqiptar, saqë na duket sikur po bëjnë një xhiro në rivierën e bukur.

Por fantazia mbetet aty kur u referohet klipeve verore. Kujtojmë disa pasi janë të shumta klipe të tilla me pamje deti dhe pishinash: kënga “Holla” ardhur nga çifti Cozman dhe Tuna na dërgojnë në det, po kështu edhe dueti tjetër i sapoardhur nga Zajmina e Elgit Doda me titull “Blackout” sjellin një klip me ujë. E nëse mbetemi te duetet, njëri prej të parëve që u kthye në një hit ishte ai Era Istrefit ft.

Era Istrefi
Era Istrefi

Ledri Vula me titull “Shumë pis”, edhe ky bashkëpunim me pamje në video sjell lagien në ujë. Seksi dhe në det na vjen edhe këngëtarja Arta Bajrami me klipin e saj më të ri “Thuaj jo”, apo këngëtari atraktiv nga Korça, Young Zerka, me këngën e tij “Boom Boom”, vetëm se ai nuk hyn në ujë me skaf, por pranë detit. Një det me pamje të filmuara jashtë Shqipërisë sjell edhe artisti Sergio me këngën e tij “I just wanna say”, ndërsa një tjetër mashkull këngëtar pak më melankolik, por sërish në ujë, këndon këngën e tij në një varkë, është fjala për reperin 2 Ton me këngën “Ani nasht”.

Por pa u lagur në klipin e saj, megjithëse në pishinë, këtë herë nuk ka shpëtuar edhe këngëtarja Genta Ismajli në duetin e saj me Labin në këngën “Shkurt e shqip”. Edhe ne, shkurt e shqip, ju treguam edhe disa fotografi nga këto realizime klipesh që duken me pamje thuajse të njëjta.

E sa mirë do të ishte sikur këto klipe të shiheshin edhe në vende të tjera të botës, të paktën riviera e bukur shqiptare do të reklamohej si duhet, pavar- ësisht nëse kënga dhe këngëtari do të njihej atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura