Klinton Zeqiraj: Në 1-vjetorin e lidhjes vendosa të nis bashkëjetesën me të dashurën bjelloruse, për martesën …

Aug 1, 2021 | 18:42
SHPËRNDAJE

Gazetari i programit investigativ “Stop”, Klinton Zeqiraj , i kanë thënë “stop” beqarisë, duke nisur bashkëjetesën me të dashurën e tij, Katerinën.

pjimage (1)

Në 1-vjetorin e njohjes me dashurën nga Bjellorusia, ata kanë vendosur të zgjidhin çështjen e distancës, duke nisur bashkëjetesën në Tiranë. Për ”Panorama Plus”, Klintoni tregon pushimet me partneren dhe si e festuan njohjen.

klinton zeqiraj2

Një vit dashuri në distancë me një vajzë të huaj. E kujt nga ju të dy është merita më e madhe për mbajtjen e lidhjes?

Klinton Zeqiraj: Mendoj është merita e të dyve, sepse në mes është dashuria që e ka mbajtur këtë lidhje në distancë. Katerina ka udhëtuar për pushime.

klinton zeqiraj

Si ia kaloni bashkë, ka momente që bëheni xhelozë dhe grindeni?

Klinton Zeqiraj: Ajo është kthyer për pushime dhe njëkohësisht dhe për të jetuar së bashku në Shqipëri. Mund të them që mistreci jam unë, pasi Katerina është tip shumë i qetë. Jo se unë s’jam, por ndonjëherë grindem për gjëra shumë të vogla që atë e mërzisin. Si çdo çift, domethënë (qesh)! Por jemi shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

klinton zeqiraj3

Kemi parë video në shtëpinë tuaj, ku ajo argëtohet edhe me familjarët e tu. Si është marrëdhënia e saj me nënën tënde, pasi kanë nevojë për përkthyesin që je ti?

Klinton Zeqiraj: Kjo është pjesa më e bukur. Unë i ngacmoj shpesh kur ato të dyja komunikojnë me njëra-tjetrën. Mami që tenton t’i mësojë shqipen dhe i flet gjatë gjithë kohës shqip, dhe ajo që mundohet ta kuptojë. Por ama ka filluar kupton goxha fjalë shqip tani. Vetëm për të folur mirë është ende herët, sepse unë gjatë gjithë kohës komunikoj anglisht. Marrëdhënia me familjarët është shumë e mirë dhe ata e duan Katerinën. Mami e do fort dhe e pëlqen shumë dhe Katerina shpesh thotë që e ndjen si mama, pasi prindërit e saj ndodhen në Bjellorusi.

klinton zeqiraj6

Kjo do të thotë që apriori është bërë nusja e shtëpisë, pra, keni ndonjë plan martese zyrtarisht?

Klinton Zeqiraj: E rëndësishme është dashuria që kemi me njëri-tjetrin, për martesën të presim dhe ca. Nuk dua të bëj plane, Zoti para ne mbrapa.

klinton zeqiraj10

Po ti e ke takuar familjen e saj, të njohin ata si të dashurin e vajzës?

Klinton Zeqiraj: Unë ende nuk kam shkuar në Bjellorusi, për shkak të angazhimeve dhe punëve. Ndërsa Katerina e ka pasur më të lehtë të vijë më shpesh për të më vizituar. Me prindërit e saj jemi përshëndetur shpesh në telefon e në kamera. Por ata nuk dinë anglisht dhe unë kam mësuar vetëm dy-tre fjalë përshëndetëse rusisht (Qesh). Ata ndihen të lumtur që vajza e tyre është e lumtur!

klinton zeqiraj11

Çfarë mendon partnerja jote për faktin se je person publik në Shqipëri, i pëlqen apo e bezdis ky fakt?

Klinton Zeqiraj: Ajo nuk e ka problem këtë pjesë dhe nuk e bezdis ky fakt.

klinton zeqiraj1

Pas një viti lidhje në distancë, keni marrë një vendim më të mirë për vazhdimin e lidhjes?

Klinton Zeqiraj: Për distancën e gjetëm zgjidhjen . Ajo ka ardhur këtu për të bashkëjetuar, kështu që nuk kthehet më në vendin e lindjes.

klinton zeqiraj4

Çfarë të tërheq kaq shumë tek ajo dhe atë te ty aq sa të bini në një konsensus për të qenë domosdo bashkë?

Klinton Zeqiraj: Mua më pëlqen se është reale , e drejtë dhe e sinqertë, dhe e bukur sigurisht. Ndërsa asaj i pëlqen tek unë energjia pozitive, buzëqeshja dhe më thërret gjithmonë “my panda” (Qesh).

klinton zeqiraj8

Si i menaxhoni paratë, je ti tipi i djalit shqiptar që paguan për të?

Klinton Zeqiraj: Nuk e shoh në këtë aspekt një marrëdhënie. Dhe asnjëherë s’e kam parë të tille. Unë marrëdhënien me paratë i kam tmerrrr! Aq sa kam, aq shpenzoj, ndërsa Katerina është më ekonomike (Qesh).

klinton zeqiraj10

E ndjen se kjo është dashuri e vërtetë dhe ishte në dëshirat e tua një vajzë e huaj si partnere?

Klinton Zeqiraj: E kam ndjerë që në momentin e parë që e kam parë. Dhe besoj tamam në atë shprehjen: ishte dashuri me shikim të parë. Sa për preferencat, nuk mund të bëj dallime shqiptare apo e huaj. Femrat janë qenia më e bukur! Pa to si do të bënim ne?! Kështu që unë dashuroj njeriun pastaj bukurinë. Nuk më intereson është e huaj apo shqiptare. Por fati deshi të ishte e huaj!.

/Panoramaplus.al/ Nga Klotilda Harka

klinton zeqiraj12 klinton zeqiraj7 klinton zeqiraj13 klinton zeqiraj14 klinton zeqiraj15 klinton zeqiraj9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura