Klinton në Srebrenicë: Ndërhyrja në Kosovë dhe Bosnje ishte e rëndësishme

Jul 11, 2015 | 17:04
SHPËRNDAJE

Në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës, ish-Presidenti amerikan, Bill Klinton ka thënë se ndërhyrja e SHBA-ve dhe NATO-së në Bosnje dhe Kosovë ka qenë e rëndësishme.

Klinon në Srebrenicë

“Ato që kam bërë si President i SHBA në Bosnjë dhe më pas në Kosovë kanë qenë nga vendimet e mia më të rëndësishme”, tha Klinton.  

“Më vjen keq që u desh kaq shumë kohë për të arritur unitetin mes aleatëve dhe të vendosnim për përdorimin e forcës për të ndalur dhunën”, shtoi ai më tej. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura