KLGj zbardh vendimin për mbarimin e mandatit të Dvoranit: Një javë kohë për të…

Jul 2, 2020 | 19:24
SHPËRNDAJE

KLGj ka zbardhur vendimin për njoftimin e mbarimit të mandatit për Ardian Dvoranin, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë që prej viti 2005.

Sipas KLGJ, asnjë nga tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk e zëvendeson nominalisht Dvoranin, por secili prej tyre është emëruar për një mandat 9-vjeçar.

Ardian Dvorani sot pas daljes nga prokuroria pas kallezimit penal te Presidentit Meta (5)

Por, nga ana tjetër, në situatën kur të tre po ushtrojnë detyrën dhe kur edhe për vendin e katërt nga juristët e spikatur ka nisur procedura e plotësimit, “pa asnjë mëdyshje çon në përfundimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë”.

Po ashtu, KLGJ-ja fton Dvoranintë shprehë qëndrimin me shkrim në lidhje me të drejtën për të ushtruar profesionin pranë një gjykate apeli, ndërsa i le afat një javë kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura