Klediola Loca: Ju tregoj të vërtetën e lidhjes me Stresin

Mar 12, 2016 | 10:24
SHPËRNDAJE

Historitë rozë janë ato që zgjojnë më shumë interes dhe kjo është njëra prej tyre. Ditë më parë, portalet online u morën shumë me reperin e njohur Arkimed Lushaj (Stresi) dhe modelen tashmë të famshme, Klediola Loca, sidomos pas hyrjes në “Big Brother”, ku për pak kohë jeta e saj ndryshoi.

Është një femër seksi dhe elegante, të cilën do donte ta kishte secili mashkull në krah. Ajo u përfol dhe për deklaratat e famshme se si politikanët i bëjnë ”propozime” të turpshme, por këtë herë ne do sqarojmë ”lidhjen” e mundshme mes saj dhe Stresit.

download

Hyrja jote për pak kohë në ”Big Brother” ndryshoi marrëdhënien tënde me famën, çfarë ndodhi më pas?

Duke pasur parasysh që BB është një reality shumë i ndjekur brenda dhe jashtë vendit, sigurisht që ndryshoi dhe mënyrën se si njerëzit më shikonin mua. Pas daljes sime nga shtëpia e famshme, ofertat nuk hezituan nga të gjitha anët.

Jeta e modeles te ne është e vështirë, për të pasur një karrierë të bujshme duhen skandale, si dhe një sponsor të pasur, a është kështu?

Kështu ndodh zakonisht me shumicën, por unë nuk hyj te shumica.

Do të kishe rrezikuar edhe ti?

Asgjë nuk është e lehtë aq sa duket nga jashtë e as bota e modës në vendin tonë, por nuk do të merrja përsipër rreziqe të tilla, sepse kam besim te vetja dhe e di që mund të arrij aty ku dua dhe pa rreziqe.

Është një plus për femrat e bukura që të kenë dyert hapur ngado që shkojnë, të ka ndihmuar aparenca edhe ty?

Në ditët e sotme, në impaktin e parë vlerësohet bukuria, ajo ka qenë një plus tek unë gjithmonë. E bukura mbetet e bukur gjithmonë.

Kush është Klediola për ato që nuk e njohin?

Gjithmonë jam vetvetja, përpiqem të ruaj vlerat dhe parimet që më ka mësur familja, kam një shpirt të madh për gjithë ata që më duan.

Me çfarë projektesh je duke u marrë?

Aktualisht po merrem me një projekt në Turqi, ku së shpejti do të jem imazh i një kompanie shumë të madhe atje dhe kjo ka qenë arsyeja që unë kohëve të fundit kam qenë atje.

Këto ditë është përfolur një lidhje e mundshme mes teje dhe Stresit, cila është e vërteta?

Unë dhe Stresi jemi miq prej vitesh, shkojmë shumë mirë bashkë.

Fotot që u publikuan ishin shumë të afërta, mos të themi pak më intime se miqësia?

(Qesh) Mes miqve të mirë ka gjithmonë vend për një foto. S’e kuptoj pse duhet paragjykuar çdo gjë këtu te ne!

Nuk do të pëlqente të kishe në krah një mashkull si Stresi?

Kush nuk do ta dëshironte, por unë di ta ndaj miqësinë nga dashuria.

st_1457384132-1801087

Ke një emër mashkulli më seksi të skenës shqiptare?

Jo.

Po femra më tunduese?

Angela Martini.

Çfarë ruan akoma nga sensualiteti yt si modele?

Ecjen.

Eksperienca më e rrezikshme që ke pasur si modele?

Në një sfilatë në Itali isha gati duke u rrëzuar, pasi në skenë më hutoi një rus që s’e kisha qejf (qesh).

Në dashuri je e ftohtë apo e nxehtë?

Mmm, jam shumë e sigurtë te vetja ime.

Do të pozoje nudo fare?

Nuk e kam në plan, nuk e di më vonë.

Si e imagjinon bashkëshortin e ardhshëm, milioner, të pushtetshëm apo të thjeshtë pa lekë fare, por muskuloz të fortë?

Jam e apasionuar pas meshkujve të arsimuar, pas atyre që nuk jetojnë në emër të dikujt tjetër, por arrijnë vetë gjithçka, mjafton të kem respektin dhe dashurinë e tij.

Të dashurin do ta zgjidhje të njohur?

Jo nuk do më pëlqente të ishte figurë e njohur apo të njihej në Tiranë.

Përgatitit: BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura