Kledi Kadiu, fotot me të dashurën 18 vjet më të re

Aug 3, 2015 | 22:03
SHPËRNDAJE

Kledi Kadiu, trajner i programit “Amici” të Maria De Filippi, shpërthen në pasion. Fotot më të fundit të balerinit me të dashurën 18 vjet më të re se ai, tregojnë qartë se po jeton ditë të nxehta jo vetëm nga moti, por edhe nga zemra.

klediii
Ai që cilësohej gjithnjë nga media si “balerini i akullt”, por tashmë ka marrë “flakë” edhe në det. Kledi është kapur mat nga një fotograf italian, ku shihet qartë se është i papërmbajtur në lidhjen e re. Ai luan me të dashurën në ujë e mbi gurë, qesh me të, e puth rrëmbimthi e bën plot veprime të tjera, që të lënë të kuptosh se dashuria e ka shndërruar si një fëmijë.

Ose, 41-vjeçari përpiqet që t’i përshtatet sa më shumë të dashurës së tij, e cila është vetëm 23 vjeçe. Po cila është bukuroshja që i sjell kaq shumë adrenalinë Kledi Kadiut? Ajo është një italo-franceze, balerinë profesioniste gjithashtu. Çifti është njohur nëpërmjet disa miqve të përbashkët 6 muaj më parë dhe lidhja e tyre ka qenë e përmbajtur në fillim, për të shpërthyer fuqishëm gjatë verës.

kledi 3
“U kuptuam menjëherë, sapo u takuam. “Unë dhe Charlotte shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Ndoshta baleti na bashkon në një pikë, por kjo nuk do të thotë që nuk biem dakord në pika të tjera. E ndiej që është një histori e rëndësishme dashurie dhe jeta në çift më pëlqen. Tani jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Kledi Kadiu rreth kësaj lidhjeje, ndërsa dy ditë më parë ka postuar në Facebook një fotografi nga plazhi, me një zemër sipër.

kledi 4
Sipas Kledit, diferenca e moshës prej 18 vitesh që kanë ndërmjet nuk është e rëndësishme. Atij i duket Charlotte një femër e pjekur dhe me eksperiencë, pasi siç thotë ai, “prej vitesh ajo jeton e vetme dhe ka shëtitur të gjithë Europën. Ajo është një femër e pavarur dhe të gjithë këto elemente ndihmojnë shumë për të kapërcyer diferencën e moshës”.

kledi 2
Vetëm një vit më parë, balerini thoshte se nuk kishte kohë t’i dedikohej dashurisë dhe se duhej të përqendrohej te vallëzimi me mish e me shpirt. Por shfaqja në jetën e tij e Charlotte duket se ka bërë që mos ta mbajë premtimin. Sa mirë që doli nga fjala…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura