Klea Huta zbulon planet për një fëmijë të dytë? Moderatorja: Djemtë ngjajnë nga nëna por kur të bëj…

Sep 22, 2022 | 13:43
SHPËRNDAJE

Panorama plus/ Klea Huta është një ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Përgjatë karrierës së saj ne jemi mësuar ta shikojmë në ekrane si moderatore, këngetare apo aktore.

Mirëpo nga profesionet e saj të preferuara ajo veçon vetem një dhe nuk kanë të bëjnë aspak me ato çka përmendëm më sipër. E ftuar në emisionin “ABC” e Mëngjesit”, Klea i habiti të gjithë kur u shpreh se puna që i jep më shumë kënaqësi është ajo e mëmësisë.  Moderatorja theksoi se profesioni më i mirë në botë është djali i saj Kridi, i cili e ka rritur shumë.

“Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë. Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë”– i shpreh Klea.

“Kridi edhe më ka rritur dhe më ka bërë të jem një njeri më të mirë. Unë kam qenë gjithmonë njeri shumë i mirë, po ai më ka bërë edhe më të mirë”,– theksoi ajo.

Përsa i përket ngjashmërisë, Huta tregoi se Krid i ngjason asaj por shpreson shumë që kur të bëjë një vajzë ajo t’i ngjajë partnerit të saj, Elgit Dodës.

“Është miks, bën një veprim më ngjan mua, bën një tjetër Gitit. 90% nga unë ngjan, djemtë ngjajnë më shumë nga nëna, kur të bëj gocën do t’i ngjaj atij”,– tregoi këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura