Klea Huta tregon çmendurinë më të madhe që Elgit Doda ka bërë për të, zbulon edhe kur do martohen

Jan 1, 2020 | 12:02
SHPËRNDAJE

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashura të showbizzit shqiptar. Ata janë shembull i një dashurie te pastër dhe të sinqertë.

klea-elgiti-1

Fansat janë shumë kuriozë të dinë mbi marrëdhënien e tyre. Dhe Klea u ka dhënë mundësinë të zbulojnë më shumë nga lidhja e tyre me anë të një pyetsori në InstaStory me rastin e festive të fundvitit.

Një prej pyetjeve që fansat i bënë ishte se kush është çmenduria më e madhe që Elgiti ka bërë për të.

Klea u përgjigj se ai udhëtoi drejt Korçës për ta takuar ndërsa ajo moderonte Maratonën e Këngës, pasi kishin disa kohë pa u parë për shkak të angazhimeve të saj personale.

Ndërsa një tjetër pyetje ishte se kur do martohet çifti dhe këngëtarja u përgjigj: Kismet.

Klea zbuloi edhe personin më të rëndësishëm në jetën e saj që është nëna.

‘Po të mos ishte nëna nuk do më njihnit,’– shkroi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura