Klea Huta flet hapur si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë nënë: Një nga pasiguritë më të mëdha që kam patur…

Aug 8, 2020 | 12:20
SHPËRNDAJE

Të bëhesh nënë për herë të parë nuk është e thjeshtë dhe vajza të ndryshme e përjetojnë në mënyra të ndryshme. Disa e konsiderojnë si periudhën më të bukur të jetës së tyre, ndërsa të tjera e cilësojnë si një kohë pasigurie që shoqërohet nga shumë ulje-ngritje.

3874a470-c557-407e-8054-209247a57d4c

Shpesh priremi të kërkojmë informacione në Internet apo të lexojmë libra për shtatzëninë, por duket se një ndikim shumë të madh kanë edhe personazhet e njohur, të cilët zgjedhin të ndajnë eksperiencën e tyre me publikun.

f305768d-3ea0-45d4-98e4-2c3043035ca6

Një ndër to është edhe moderatorja dhe këngëtarja simpatike, Klea Huta, e cila së bashku me partnerin e saj, këngëtarin dhe kantautorin Elgit doda, mirëpritën fëmijën e parë në muajin qershor, një djalë, të cilin e quajtën Krid.

04290b80-4ba8-4311-8f3f-bfba40ef206f

Klea ka postuar shpesh gjatë shtatzënisë, duke informuar edhe nënat e reja në lidhje me ato që po mësonte dhe përjetonte vetë. Dhe sigurisht, i ka dhënë përgjigje edhe një prej pyetjeve më të zakonshme që nënat e reja kanë në kokë gjatë gjithë kohës.

Së fundmi, ajo ka folur hapur për frikën dhe pasigurinë që çdo nënë e re mund të ndjejë, ku krah një fotoje të postuar në Instagram shkruajti:

Një nga pasiguritë më të mëdha që kam patur kur isha shtatzënë ishte se sa do ndryshonte jeta ime, nëse do kisha kohë të kujdesesha për veten ose të mendoja për projekte të reja. Çuditërisht, pasi kam lindur, jam motivuar më shumë, për t’u kujdesur për veten, për të menduar se çfarë qëllimesh kisha dhe si do i arrija dhe kam pasur më shumë energji pozitive për të nxjerrë më të mirën e vetes time! Si ka qenë eksperienca juaj pas lindjes?

06b37fdf-0da1-42f0-85b4-635dd08b97cd

Nëpërmjet një postimi në Instastory disa ditë më parë, Klea na bëri të gjithë kuriozë, pasi mesa duket së shpejti do ta shohim në një projekt të ri muzikor, i cili pritet të jetë një bashkëpunim.

387886eb-23e3-4814-9a4d-74a86ebcf8bd

Siç e tha edhe vetë, energjitë pas lindjes janë të një niveli më të lartë. Klea po përgatit edhe një surprizë tjetër që lidhet me aktrimin.

Ish-banori i Big Brother 2, Bjordi Mezini, ka publikuar trailerin e projektit të tij filmik të titulluar “Kapiten Dinamo”, pjesë e të cilit do të jetë edhe Klea. Nga videoja kuptojmë se bëhet fjalë për nbjë serial televiziv, i cili ka në qendër jetën e një regjisori, teksa mes emrave që do të marrin pjesë në të janë edhe: Enxhi Cuku, Aleksandër Grami, Aleks Seitaj, Romina Ruda etj.

8653c3fe-8a9c-4b85-9f37-e6efd879e2ce f0cbde88-55ed-43d8-9000-43494bf6a164

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura