Klea Huta dhe Elgit Doda do bëhen prindër për herë të parë, zbulohet edhe gjinia e bebit

Jan 17, 2020 | 12:13
SHPËRNDAJE

Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë.

Thashethemet se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël nisën pasi u vu re barku i saj pak i rrumbullakosur ndërsa ishte e ftuar në “Shiko kush Luan”.

Ndonëse se çifti i njohur nuk ka konfirmuar ende gjë, burime për “News31.al” thonë se Klea është shtatzënë.

Madje burimi ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës, duke thënë se ata do bëhen prindër të një djali.

Megjithatë lajmi i bukur duhet të konfirmohet ende nga çifti, të cilët mesa duket si gjithmonë kanë vendosur të ruajnë privatësinë e tyre.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura