KLD pezullon nga detyra gjyqtarin Hoxha të prangosur për korrupsion

May 3, 2016 | 19:42
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë vendim sot të pezullojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Ibrahim Hoxha, i cili u arrestua një natë më parë pasi akuzohet për korrupsion.

Gjyqtari Hoxha
Gjyqtari Hoxha

“KLD në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, zhvilloi sot, datë 03.05.2016, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm nr.1458/2 Prot., datë 03.05.2016 për dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë I.H. si dhe pezullimin nga detyra, derisa çështja penale ndaj tij të përfundojë me vendim gjyqësor i formës së prerë”- thuhet në njoftimin e KLD.

Ibrahim Hoxha u prangos pasi hetohej prej muajsh për akuzën e korrupsionit e mitmarrjes në vlerën e 600 mijë lekëve të rinj në këmbim të një vendimi gjyqësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura