“KLD i jep 2 vjet leje prindërore Gjin Gjonit”, ministrja zbulon vendimin dhe jep ultimatum

Oct 20, 2018 | 13:45
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj ka denoncuar sot gjate nje deklarate per medit, nje vendim sipas saj teresisht te paligjshem, te marre nga KLD-ja ne favor te gjyqtarit Gjin Gjoni.

Gjonaj

Ministrja theksoi se KLD ka miratuar një vendim jashtë rendit të ditës dhe te panjoftuar më parë, duke i dhënë leje prindërore në mënyrë të fshehtë gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij.

Gjin Gjoni
Gjin Gjoni

“Në mbledhjen KLD të datës 11.10.2018, në rendin e ditës është shtuar një çështje e panjoftuar, nga gjyqtari Gjin Gjoni për leje prindërore dy vjet. Kërkesa është miratuar nga shumica e KLD në mënyrë abuzive, duke e vënë edhe njëheherë në pikëpyetje legjitimitetin e këtij institucioni”- tha ministrja.

KLD

Sipas saj, vendimi eshte në shkleje të rëndë të ligjit.

“Ky akt i ndërmarrë me procedurë të parregullt është i pavlefshëm. Kërkesa është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme në fund të mbledhjes. KLD mund të marrë çështje të papërfshira në rendin e ditës, vetëm me votat e 2/3 të gjyqtarëve. Pa kuorum, duke përfshirë edhe votën e Gjin Gjonit, KLD i ka shkuar deri në fund një paligjshmërie të këtyre përmasave. KLD mbajti të fshehtë vendimin për gjyqtarin Gjin Gjoni, ndërsa në procesverbal zbulohet mjaft mirë leja prindërore e Gjin Gjonit. Do t’i drejtohem zyrtarisht këtij institucioni që të shfuqizojë vendiomin e marrë në shkelje të lgjit, në të kudërt kërkesa do t’i drejtohet gjykatës”- tha ajo.

fax

 

Vendimin e plote te KLD bashke me debatin ne mbledhje e lexoni duke klikuar KETU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura