KLD dhe Ina Rama nuk dorëzohen, çështja shkon në Gjykatën e Lartë

Feb 6, 2016 | 20:38
SHPËRNDAJE

Vazhdon saga e çështjes së ish-kryeprokurores Ina Rama ndaj KLD-së. Përballja e tyre tashmë do të vazhdojë në Gjykatën e Lartë.

Ina Rama
Ina Rama

Ish-kryeprokuroria kërkon zbatimin e vendimit të Apelit Administrativ, që i dha të drejtë të rikthehej si Gjyqtare e Apelit pas përfundimit të mandatit si kryeprokurore.

Mirëpo, një gjë e tillë kundërshtohet nga KLD-ja. Ina Rama ka mbajtur postin e gjyqtares së Apelit, përpara se të emërohej kryeprokurore.

Fillimisht ajo humbi procesin në shkallën e parë pranë Gjykatës Administrative për ta rifituar atë më pas në Apelin administrativë më një vendim të datës 26 tetor 2015.

Me këtë vendim të Apelit Administrativ s’është pajtuar KLD-ja. e cila kërkon nga Gjykata e Lartë t’i mohohet kjo e drejtë ish-kryeprokurores.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura