Klauzola e çmendur, Barcelona zyrtarizon Pjaniçin. Ja detajet e operacionit

Jun 29, 2020 | 19:04
SHPËRNDAJE

“Shkëmbimi” i bujshëm mes Miralem Pjaniç dhe Arthur tashmë mund të quhet zyrtarisht i mbyllur. Futbollisti boshnjak është transferuar te Barcelona, ndërkohë që mesfushori brazilian do të përfaqësojë Juventusin duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

pjanic-bercellona

Ka qenë klubi katalanas që nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të “Twitterit”, ka zbuluar detajet e marrëveshjes. Pjaniç ka firmosur për 4 vite me blaugranasit, ndërkohë që ky transferim ka kushtuar 60 milionë euro + 5 milionë bonuse.

Edhe pse në moshë 30-vjeçare, Barcelona i ka vendosur një klauzolë të çmendur boshnjakut. Bëhet fjalë për plot 400 milionë euro. Nëse dikush do të prishë kontratën e mesfushorit duhet të paguajë në arkat e klubit katalanas këtë shifër stratosferike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura