Klaudia Kalia: Përfaqësoj Shqipërinë në “Miss Grand Internacional”, ende pa filluar gara rezultoj fituese në votimet online

Sep 14, 2018 | 13:39
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA/ Vitin e kaluar, Klaudia Kalia nga Tirana u zgjodh në Prishtinë “Miss Grand Albania 2017”, kurorë që do e dërgonte atë për përfaqësimin e Shqipërisë në Vietnam në “Miss Grand Internacional”. Por mosha e vogël e penalizoi, kështu që ajo nuk mundi dot të garonte me fashën e Shqipërisë. Por shpresa nuk duhet humbur, pasi Klaudia bën realitet ëndrrën e saj vetëm një vit më vonë. Juria e këtij eventi në Tajlandë e ka përzgjedur vajzën shtalartë nga Shqipëria për të garuar mes më të bukurave të botës në finalen e 25 tetorit. Me fizikun 1.80 m, kaçurrelat që bënë për vete jurinë dhe vithet që bien në sy, miss-i tregon se deri tani renditet e para në votimet online. Për kurorën që planifikon të rrëmbejë dhe armët e saj të forta të bukurisë ajo flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

klau

Këtë vit do të bësh realitet ëndrrën që t’u thye në mes vitin e kaluar, pra, të marrësh pjesë në “Miss Grand International 2018”. Si ndihesh?

Shumë e emocionuar ndihem që zgjidhem për të dytën herë si përfaqësuesja më e denjë e Shqipërisë në një event kaq madhështor si “Miss Grand International 2018”. Pasi vitin e shkuar nuk arrita ta kryej këtë mision për shkak të moshës sime të vogël, por këtë vit sigurisht që do të shkoj dhe uroj që të jetë viti i suksesit jo vetëm i imi, por të bëj krenare gjithë Shqipërinë.

 

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/klaudia-kalia-perfaqesoj-shqiperine-ne-miss-grand-internacional-ende-pa-filluar-gara-rezultoj-fituese-ne-votimet-online/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura