“Klasikja” Tirana-Vllaznia, ja pse nuk u preferua stadiumi “Air Albania”

Apr 28, 2021 | 12:40
SHPËRNDAJE

Të gjithë janë habitur përse Tirana-Vllaznia do të luhet në “Selman Stërmasi” sot në 16:00. Në fakt, askush nuk ka dashur që të luhet në atë impiant, por problemi qëndron te fusha e “Air Albania”-s.

air albania

Gjendja e saj nuk është nga më të mirat dhe në këto kushte bardheblutë kanë vendosur që të luhet në stadiumin bardheblu. Fusha e stadiumit të ri është bërë legjendë dhe FSHF ka investuar mijëra euro për rigjenerimin e saj. Kujtojmë se Tirana sezonin e shkuar kur u shpall kampione e Shqipërisë të gjitha takimet që prej derbit me Partizanin i luajti në stadiumin e ri. Madje, lojtarët “Air Albania”-n e konsiderojnë fatsjellës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura