Klajdi Haruni i bën një kërkesë të veçantë Florit për dasmën e tij, “Do doja që…”

SHPËRNDAJE

Sapo ka dalë kënga më e re e kantautorit Flori Mumajesi. “Thjesht të du” mori zemrat e të gjithëve që në dëgjimin e parë. Kjo këngë është pëlqyer shumë edhe nga kolegët e Florit, një ndër ta, Klajdi Haruni.

Ai e shpërndarë një pjesë të videoklipit në ‘Instagramin’ e tij duke i bërë mikut dhe kolegut të tij një kërkesë të veçantë.

“Do të doja shumë të ishte kartolina e dasmës sime”, shkruan Klajdi.

Flori i është përgjigjur menjëherë: “E këndon vëllai yt për ty dhe për atë do t’i shkëlqej sytë”.

Mengjithëse gjithnjë është treguar ‘hermetik’ për jetën e tij personale, përpara pak kohësh Klajdi Haruni deklaroi se zemra e tij ishte e zënë.

View this post on Instagram

Do doja shume te ishte kartolina e dasmes sime 🙈 @iamflorimumajesi @petritkllokoqi @erzapecci

A post shared by Klajdi Haruni (@klajdiharuni) on 

<script>

Tashmë e dimë që së shpejti do ketë dasmë në showbizz, por dimë gjithashtu se cila do të jetë dhurata e veçantë e mikut të tij më të ngushtë, Flori Mumajesit.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.