Kjo video do i’u bëjë të qani! Kush ka mirësi në ditët e sotme?

Feb 26, 2015 | 15:27
SHPËRNDAJE

Një eksperiment social i bërë nga disa djem të rinj është parë më shumë se 3 milion herë në Youtube vetëm për 3 ditë.

Në këtë filmin tregohet një djalë në rrugë, i zhveshur në të ftohtë, në rrugët e Nju Jorkut teksa kërkon ndihmë. Njerëzit kalojnë dhe askush nuk e ndihmon për 2 orë.

Por një gjë e jashtëzakonshme ndodh. Një i pastrehë tjetër vjen dhe i jep xhupin e tij dhe disa para djalit në nevojë.

Pas kësaj, djemtë që bëjnë eksperimentin socila e takojnë burrin dhe i tregojnë se çdo gjë ishte e sajuar për të parë se kush është i gatshëm të ndihmojë. Ata i kanë dhënë para teksa burri është mallëngjyer dhe i ka përqafuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura