“Kjo tallje me emra merr përgjigje në 18 dhjetor”- Sekretari i Përgjithshëm i PD: Një pjesë e firmëtarëve nuk janë delegatë të Elbasanit! Të mos e shndërrojmë partinë në celulë ilegale

Nov 27, 2021 | 18:04
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi se një pjesë e emrave që janë publikuar sot si firmëtarë të Kuvendit të Berishës nuk janë delegatë të Elbasanit. Duke folur në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” Gazment Bardhi u shpreh se tallja dhe show me emrat do të marrë përgjigje në Kuvendin e 18 dhjetorit.

gazment bardhi

“Dua të konfirmoj për rastin e Elbasanit, një pjesë e tyre nuk janë delegatë. Unë jam sekretar i partisë dhe kam strukturën e partisë dhe përbërjen e Kuvendit Kombëtar. Një pjesë tjetër nuk kanë firmosur fare por sot u është lexuar emri. Ky proces po vijon si një tallje ndaj demokratëve. Elbasani nuk ka aq anëtarë në Kuvend. Nëse thua që Gazment Bardhi delegat i Kuvendit Kombëtar, dhe nuk është talle. Mund të dëshmoj jo vetëm për degën e Elbasanit, por edhe degë të tjera. Ky proces tallje ka nisur që në 10 nëntor kur firmat u mbyllën në kasafortë. Ka një vendim të Kryesisë që Kuvendi mblidhet në 18 dhjetor. Në 11 dhjetor cilido mund të bëjë tubim, miting, por Kuvend Kombëtar ka në 18 dhjetor, ora 11:00. Ky show i përditshëm i individëve, ku raportohen shifra sipas mendjes së tyre…Kjo lloj tallje me emra do marrë përgjigje në 18 dhjetor, në Kuvendin Kombëtar”, tha ai.

I pyetur sa firma mendon se ka Sali Berisha, Bardhi u shpreh: “Nuk dua të aludoj për shkak të respektit që kam. Edhe një person nëse ka firmosur do të duhet të respektohet. Nuk e mohoj që Brenda anëtarëve të PD z.Berisha ka mbështetës dhe simpatizantë. Është gjëja më normale, është lideri historik i PD. E rëndësishme është të mos e shndërrojmë PD-në në celulë ilegale, ku vullneti i një individi vendos për gjithcka, dhe cilido që mendon ndryshe shpallet ilegal”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura