“Kjo s’ka cipë, leu buzët kur i vdiq i ati”, pas pikturës së femrës me organin gjenital zbuluar, prezantuesja reagon ashpër: Boll më shatë nga mami, babi (ndjesë pastë) apo “virgjëria”, sepse…

Feb 29, 2020 | 11:38
SHPËRNDAJE

doj1

Publikimi prej saj i një pikture të një emri të njohur në botë të artit francez ka shkaktuar reagime dhe polemika të mëdha në rrjetet sociale. Prezantuesja Dojna Mema pasi postoi në profilin e saj në Instagram pikturën ‘L’origine du monde’ të Gustave Courbet, të shkrepur gjatë udhëtimit të saj në Francë, është gjendur në mesin e një morie kritikash e akuzash.

Piktura në fjalë tregon një femër të shtrirë ku në pah është vendosur organi i saj gjenital. Mesazhi që përcjell kjo vepër arti është se prej saj është origjina e botës.

pjimage - 2020-02-29T113607.223

Por ndjekësit e saj e kanë quajtur të papranueshme postimin e prezantueses.

Pas lumit të komenteve, Dojna është detyruar t’i bllokojë ato në postimin e saj dhe nuk e ka fshirë nga profili i saj në Instagram por ka reaguar në Story dhe më pas ka përzgjedhur si më pikantet tre nga “akuzat” e ngritura ndaj saj duke uruar 8 marsin.

Trishtë se si gruaja që u vra mbrëmë në Durrës, si ajo tjetra që u masakrua, copëtua. E trishtë se si gratë akoma nuk e kuptojnë që sjellin jetë dhe janë mrekullia vetë. E trishtë se burrat tanë tronditen nga një vepër arti që simbolikisht “i ka sjellë në jetë” por nuk neveritet kur një vajzë dhunohet në rrugë(eksperiment i bërë në program). Boll më shatë nga mami, babi (ndjesë pastë) apo “virgjëria”, sepse asnjë nga këto nuk mbyt fatkeqësinë e një shoqërie që ngre në piedestal prapanicat e veshura pa shije dhe gropos mendimin. E trishtë si gruaja që u vra mbrëmë në Durrës, si ajo tjetra që u masakrua, u vra, u copëtua. Pastaj flasim për moral! Dhe ti 12-vjeçarja që po më lexon. Të lutem mbylli sytë dhe përsërit me veten:

Një ditë kjo dhunë, ky mentalitet do të marrë fund edhe prej meje. Sepse je qënia më e bukur e kësaj bote. Mbaj qëndrimin tënd, thuaj të vërtetat e tua edhe qëndro gjithmonë me kokën lart. Sepse je grua dhe je dhurata më e bukur e kësaj bote! Sepse je vetë jeta!”, shkruan Dojna.

doj2 doj23

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura