“Kjo sëmundje ka prekur shumë persona në gjithë vendin prej javësh”- Mjeku infeksionist tregon simptomat dhe çfarë duhet pasur kujdes

Nov 23, 2021 | 15:15
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo thotë se prej disa javësh, në vend po qarkullon sëmundja e njohur si “Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD)” e cila ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët por edhe të rritur.

tritan kalo 157981287421523_862193863588211204_n

Sipas mjekut, smëundja përhapet mes njerëzve dhe më së shumti tre ditët e para të shfaqjes së saj.

“Personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, POR edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj….Transmetohet vetëm midis njerëzve….PAS kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë….”.

Sipas mjekut sëmundja jep shënja të përgjithshme si për çdo infeksion dhe nuk ka një mjekim specifik për të.

“Temperaturë (37.5-39 gradë celcius), ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë. Fshikëzat e gojës shoqërohen shpesh me dhimbje fyti e vështirësi në gëlltitje, çka i rrezikojnë sidomos fëmijët nga dehidrimi….”

POSTIMI I PLOTE I MJEKUT

Kohë kovidiane…22.11.2021…Sëmundjet ekzantematike janë jo të rralla në këtë stinë të vitit…

U bënë disa javë që Sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD) ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët POR të mos harojmë se SDKG është një sëmundje, e cila prek edhe të rriturit….

Shkaktari më i shpeshtë është Coxsackivirus A 16, dhe më rrallë Enterovirus 71….

Përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë, mqse virusi gjindet në lezionet kutane, të gojës si dhe eleminohet me feçet e tyre….

Edhe uji i infektuar me këto viruse është njëkohësisht përhapës i infeksionit….

Personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, POR edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj….Transmetohet vetëm midis njerëzve…

.PAS kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë….

Periudha pa shënja/e inkubacionit varion nga një deri në tre ditë pas kontaktit me një person të sëmurë, të cilët kanë shënja të përgjithshme si për çdo infeksion: temperaturë (37.5-39 gradë celcius), ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë. Fshikëzat e gojës shoqërohen shpesh me dhimbje fyti e vështirësi në gëlltitje, çka i rrezikojnë sidomos fëmijët nga dehidrimi….

Sëmundja përgjithsisht zgjat nga 7 – 10 ditë…. Nuk ka asnjë mjekim specifik ose Vaksinë për parandalimin e saj….Kujdes i kushtohet dhënies së Paracetamolit dhe antipiretikëve të tjerë, Rehidrimit si dhe Ushqimit sa më të lëngshëm, sidomos kur i sëmuri ka lezione në gojë…Shpesh SDKG/HFMD i paraprin dëmtimeve në thonj të njohura si Onychomadesis….

258876912_4942749382416455_8551873286768619640_n 259066197_4942749409083119_8497922494651246819_n 260017017_4942749465749780_5897989525079486375_n 259524289_4942572722434121_8355062316811909943_n 259868064_4942572835767443_3951386161841537854_n 259702024_4942573592434034_5660491408144921118_n 259341727_4942573095767417_7798208473255282203_n 259933441_4942572512434142_5934664480026038530_n (1) 259692753_4942573082434085_1755171457326434648_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura