Kryeplaku i fshatit të Bërxullës ka paralajmëruar akte ekstreme nëse qeveria nuk tërheq VKM e 2016 që i shpronëson banorët e këtij fshatit me çmimin 4 euro metri katror.
Në protestën e sotme, banorët sërish kanë kërkuar të drejtat e tyre, ndërsa kryeplaku tha se “kjo rrugë do të bëhet si Kalaja e Shkodrës, ku dikush do mbetet viktimë”.
Kryeplaku i thirrje Ramës, Ballukut dhe Bicit, që të fillojë me certifikimin e pronave dhe banesave në Berxullës.
“Ai kabinet qeverie që ka bërë në 2016 atë VKM, që thotë për 4 euro metri katror i bëj thirrje kryeministrit ta mbledhë kabinetin dhe ta shfuqizojë atë VKM dhe të na japë vlerën e pronës sipas çmimit të tregut që shitet sot.
Edhe në zonat me të thella nëse gjen 4 euro metri katror unë tokën time do ta fal.
Por se i ka shkrepur në kokë atyre të vendosë çmim referencë 4 euro unë këtë nuk e pranoj deri në vdekje. Derisa këta banorë më kanë zgjidhur mua kryeplak, i pari që do marr aktin e vetëflijimit do marr unë. Por kur ta marrë unë aktin e vetëfljimit ti marrin parasysh pasojat.
I bëj thirrje Ramës, Ballukut dhe Bicit, të fillojë me certifikimin e pronave dhe banesave në Berxullës
Për një javë ja bëj unë azhurnimin e parcelave, por këta i nxjerrin tokat sikur kanë mbivendosje sepse duan lekë.
Situata do të përshkallëzohet deri në ekstrem. Kjo rrugë do bëhet si Kalaja e Shkodrës, dikush këtu do shkojë viktimë, se kush koha do e vërtetojë nëse këta nuk do jenë dakord, se po na soset durimi”, tha kryeplaku i fshatit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al