“Kjo qeveri po bën gjithçka që të rinjtë të largohen”, Meta: Ndryshim në 14 maj që Shqipërisë t’i kthehet shpresa, vota është mesazh kundër shpopullimit

Mar 30, 2023 | 19:12
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur qeveria shqiptare po bën gjithçka që të rinjtë të largohen nga vendi.

meta

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë një video me një pjesë nga fjala e tij, Meta tha se në 14 maj duhet votuar ndryshimi në mënyrë që Shqipërisë t’i kthehet shpresa.

Ai shtoi se vota e të rinjve dhe veçanërisht e atyre që punojnë për herë të parë, është një mesazh i fortë kundër shpopullimit.

Reagimi i Metës:

Nëse kjo qeveri po bën çdo gjë që të rinjtë të largohen nga vendi, ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë tanë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Ndryshim më 14 Maj, që të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë t’u rikthehet shpresa. Dhe vetë vota e të rinjve, dhe veçanërisht atyre që votojnë për herë të parë është mesazhi më i fortë që ata do të japin kundër shpopullimit.

Tirana u përket të rinjve!

Shqipëria u përket të rinjve!

Bashkë?Fitojmë!✌️??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura