“Efekti i vaksinave kineze është shumë i dobët”, Tritan Shehu apel qeverisë: Të aplikoni dozën e tretë përpara se të jetë vonë, 5 vjecarët duhet të marrin…

Sep 22, 2021 | 11:06
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka bërë përmes një shkrimi në rrjete sociale një pasyrim të situatës pandemike në Evropë, masat që ndërmerren nga qeveritë aty, duke i vendosur më pas në një rrafsh krahasues me Shqipërinë.

Shehu shprehet se në Evropë po mbizotëron aktualisht varianti Delta me 99% të rasteve, duke bërë që qeveritë perëndimore të ulin moshën e vaksinimit në 5-vjeç, si dhe të bëjnë që marrja e dozës së tretë të vaksinës të shndërrohet në një protokoll të zakonshëm.

Nga ana tjetër Shehu thekson se në Shqipëri nuk po merret asnjë masë edhe pse ndodhemi në të njëjtat kushte epidemiologjike.

Deputeti i sugjeron qeverisë të marrë masa emergjente duke vijuar vaksinimin me vaksina të certifikuara nga EMA, të ulë moshën e injektimeve deri në 5-vjeç, si dhe të fillojë aplikimin e dozës së tretë vaksinale, përpara se të jetë shumë vonë.

Reagimi i plotë

Covid, kjo Qeveri nuk po kupton e se cfare po ndodh, jo me te veproje!

Sipas te gjithe te dhenave shkencore nderkombetare tashme:

–Ne Europe ne qarkullim eshte ne 99% te rasteve varianti Delta, ku efekti i vaksinave te pa certifikuara si psh ajo kineze eshte shume shume i dobet.

–Imuniteti i grupit sigurues eshte 85% e popullesise, ndersa ne kemi te vaksinuar me dy dozat vetem 28 %, dhe kjo ne shumicen dermuese me vaksinen e pa certifikuar kineze. Sa per imunitetin nga semundeshmeria, jemi shume larg akoma.

–Mosha e te prekurve eshte ulur ndjeshem duke filluar tashme qe prej moshes 5 vjecare.

–Mosha e perdorimit te vaksinave te certifikuara tashme rekomandohet prej 5 vjec.

–Perdorimi i dozes se trete te vaksinimit se fundmi po hyn ne protokoll te zakonshem.

Ndersa Rama, Qeveria e ai “Komitet” nuk thone e nuk bejne asgje.

Perpara se te jete teper vone e ne te ndodhemi ne nje situate edhe me tragjike se ajo e mujave qe kaluam me 16 mije vdekje, humbje masive shendeti e vlerash financiare nga qytetaret jam i detyruar te kerkoj perseri:

1—Vazhdimin e vaksinimit vetem me vaksinat e certifikuara nga EMA.

2—Rivaksinim te plote te atyre qe jane vaksinuar me ato vaksinat e pa certifikuara.

3—Uljen urgjente te moshes se vaksinimit ne 11 vjec, per te kaluar me tej ne 5 vjec, ne perputhje me standartet europiane.

3—Fillimin e aplikimit te dozes se trete te vaksinimit.

4– Konsolidimin e te gjitha masave te tjera per forcimin e zgjerimin te games se procedurave te sistemit paresor, pregatitjes se spitaleve periferike e shebimmeve te reanimacionit, mbrojtjes se personelit shendetesor, liberalizimit te testimeve etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura