“Kjo përfundon në 25 prill 2021”, Kryemadhi: Rilindja s’do t’ia dijë si jetojnë njerëzit, qëllimi i saj është…

Sep 22, 2020 | 19:55
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, teksa akuzon Rilindjen se nuk do t’ja dije per nevojat e njerezve, thekson se kjo situate merr fund ne 25 prill, duke iu referuar dates se zgjedhjeve parlamentare.

“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021”- shkruan Kryemadhi, duke postuar ne faqen e saj ne FB, nje nga takimet e fundit te LSI-se.

haxhinasto

Takimi eshte bere ne Shales, me fermere e bujq qe punojne e mundohen çdo dite per te siguruar jetesen e tyre modeste, pa asnje mbeshtetje nga pushteti qendror e vendor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura