“Kjo nuk është shaka, është luftë”- Rudina Xhunga për vrasjen e gjeneralit të Iranit: Soleiman përfaqësonte terrorizmin

Jan 7, 2020 | 18:31
SHPËRNDAJE

“Kjo është luftë, jo shaka”- kështu u shpreh gazetarja Rudina Xhunga, ndërsa komentoi vrasjen e gjeneralit Iranian, Kasem Sulejmani.

E ftuar në rubrikën “Opinion”, në “Neës24”, Xhunga tha se në luftën kundër terrorizmit, edhe ne do të duhej të ishim qartësisht të shprehur me kë jemi.

rudina-xhunga-770x400-696x362

“Kjo është luftë.”– u shpreh Xhunga. “Duhet të jemi të qartë. Nuk është shaka, as gallatë. Kjo është luftë. Lufta kundër terrorizmit. Dhe në këtë luftë, do të duhej të ishim qartësisht të shprehur, me kë jemi. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përfaqësohet nga Donald Trump, që dha urdhër për vrasjen e një terroristi, apo me terroristin e vrarë. Nuk po them me Iranin, se Irani është qytetërim i kapur për fyti.  Soleiman nuk përfaqësonte Iranin, por  terrorizmin. Dhe nuk mund të jemi neutralë, as indiferentë, sepse lufta kundër terrorizmit na impakton të gjithë.

Për ta thënë me thjeshtë, po kujtoj që, në këtë vend ka rreth 3000 muxhahedinë, të cilët janë shënjestër dhe pati të dhëna për këtë, prandaj u ndryshua vendi i kampit. Ka pasur indizie për ngjarje kriminale në tentativë, Kryegjyshata. Sepse bektashinjtë shqiptarë janë të ngjashëm me SHIA-n dhe janë shënjestër për radikalizim. Ka pasur dëbime të diplomatëve iranianë  të përfshirë në këto ngjarje. Kështu që, pak a shumë politika shqiptare është e qartë me kë është dhe ka zgjedhur të jetë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një ngjarje të tillë do të duhej më shumë qartësi, ta kuptonim që na prek, që terrorizmi nuk është film te Netflix.  Sepse ne jemi në mes të gjësë. Jemi të rrezikuar. Ky njeriu i cili u vra, ishte shefi i operativëve që erdhën në Shqipëri dhe donin të vrisnin. Dhe ata vijnë të krijojnë terror në Shqipëri. Sepse kjo është gjeopolitikë dhe nuk është hajde shajmë Ramën, apo Bashën, apo kush e ka fajin Meta, apo Dvroani. Kjo është luftë dhe ti je vend në luftë me terrorizmin.

  Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare?

Rudina Xhunga: Qeveria shqiptare, politika shqiptare, i ka bërë çfarë kishte për të bërë. Ka pranuar muxhahedinët, ka dalë pro Donald Trump. Unë po flas për ne dhe kur them ne, e kam fjalën për njerëzit që ndikojnë në këtë vend, ku  është shumë e lehtë të ndikohesh.

Mua më është dashur këto kohë të jem në kontakt me banorë të periferisë, të rinj të periferisë, të cilët janë si tabula rasa. Që kanë një lloj naiviteti, një lloj përfytyrimi të çuditshëm të gjësë. Sa më shumë larg Tiranës të jesh, aq më e padeshifrueshme të bëhet periferia. Ata janë kontingjenti  më i përshtatshëm për t’u përdorur nga radikalet, e fesë, e dhunës, e krimit, çdo lloj radikalësh që shfrytëzojnë të dobëtit e të varfrit. Ata befas nga fëmijët e periferisë, kthehen në bomba me sahat. Kështu që është në dorën tënde, ty që del në ekran, që shkruan në portale, të japësh një dorë në këtë lufte, dhe të mos mendosh vetëm për klikimet, audiencën dhe për rrogën tënde, sepse një ditë do të duhet të mendosh për kokën tënde.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura