“Kjo ndeshje na kthehu pas”, Hafizi: Roshin do ta fusja në sulm, nuk duhet të ishin bërë…

Nov 14, 2019 | 23:53
SHPËRNDAJE

Astrit Hafizi, ish-trajneri i Kombëtares, i ftuar në “Supersport”, ka pasur mendimin se kjo ndeshje sot, kundër Andorrës, na ka kthyer pas. Hafizi tha se sot duhet të kishin luajtur të gjitjë, pavarësisht se kishin kartona.

astrif hafizi

“Nëse duhet flasim për atë që na duhet, pra të merrim pikët. Ne kemi luajtur me Francën dhe Spanjën, kemi humbur, por nuk kemi kritikuar, thjeshtë donim një lojë të mirë, sidomos ndaj Spanjës. Kjo ndeshje sot na kthehu pas, për mendimin tim. Në formacion sot, duhet të ishin të gjithë, si Dermaku, Bare, Roshi, Hysaj, të ishin që të fitohej ndeshja, pavarësisht se kishin kartona apo do luanin dy ndeshje në pak ditë. Kjo ndeshje sot duhet të ishte fituar. Po Franca pse luan me formacionin e parë, apo nuk ka lojtarë?!”, shprehet Hafizi.

“Janë ndërtuar gabim dhe nuk kanë faji lojtarët. Nuk duhet të ishin bërë eksperimente. Këto gjëra i paguajnë trajnerët, edhe po të fitonte do i thoshim bravo. Sot Roshin do ta fusja në sulm, bashkë me Balajn. Pse duhej të sakrifikohej dhe në një ndeshje të tillë, ai duhet të ishte në sulm. Nuk është në vendin e duhur, i bie që ai të sakrifikohet për hir të skemës. Shumë bukur ishte Veseli në atë krah, të futej një mbrojtës tjetër. Hysaj mund të luante dhe sot, pasi kishte shumë kohë që nuk luante. Pra, ai nuk është i gatshëm për Francën, ishte ndeshja e fundit dhe na duheshin pikët, nuk ka kemi forcë apo jo. Nëse do t’iu japësh lojtarëve minuta do mbash dhe faturën, në fund”, përfundon Hafizi.

 /PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura