“Kjo maxhorancë nuk tërhiqet pa revolta”, Lubonja: Vijën e kuqe opozita duhet ta tregojë në praktikë

Sep 4, 2018 | 17:23
SHPËRNDAJE

“Çdo fillim sezoni mazhoranca bën thirrje për dialog”, kjo ka qenë një deklarata e analistit Fatos Lubonja, në lidhje me nisjen e sezonit të ri politikë në vend.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Lubonja ka folur për aktualitetin politikë dhe tha se  kjo maxhorancë gjithmonë ka treguar se tërhiqet vetëm me revolta.

fatos-lubonja-678x450

Pjesë nga biseda

Si e parashikoni vijimësinë, opozita ka thënë se nëse shkeljet vija e kuqe do të ketë revolta popullore?

Kjo mazhorancë me një kryeministër si Edi Rama ka treguar se nuk gjen rrugë tjetër për të ndryshuar mendim, përveç presionet si varianti Kukësi apo presion i fortë nga ndërkombëtarët. Tani ka kapur institucionet, ka dhe bandat mbrapa. Problemi është sa i ka opozita këto deklarata serioze. Duhet aksion radikal nga opozita. Legjitimitetin opozita e fiton nga zullumet e qeverisë. Është problem i madh se vendi nuk nxjerr forca të shëndosha

Miratimi i ligjit të Teatrit ka sjellë debate dhe opozita ka thënë se  do ketë dhe kaos?

Mekanizimi është ta lësh në minorancë qeverinë, dhe t’i marrësh deputetët që nuk ndajnë më mendimin për këtë lloj qeverisjeje. Deri tani duket se deputetët janë të kapur. Megjithatë situatat ndryshojnë, duket se ka shenja pakënaqësie në rritje në çdo gjë, Rama duket që ka futur ujë, edhe në kuptimin ndërkombëtar. Nuk e di për ato që thotë Kryemadhi, që ka deputet që janë kundër qeverisjes, por dihet se po vazhdoj kjo rrugë, do vij dita që Ramës do i ikin deputet nga treni.

A do jetë ligji i Teatrit nisja për këtë gjë?

Teatri është një pretekst, por kriza është më e thellë. Mos të harrojmë se jemi në një krizë dhe ekonomike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura