Kjo fotografi e “fantazmës” së Paul Walker po bën xhiron e internetit (FOTO/VIDEO)

Apr 13, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një fans i Paul Walker ka bërë një homazh mahnitës për yllin e Hollivudit, që u nda nga jeta kohë më parë në një aksident tragjik me makinë. 

Fotoja është përhapur si virus në internet

Në fotografi shfaqet Vin Diesel i mbështetur mbi një makinë, me siluetën e Paul Walker në këmbë pranë tij.

Walker vdiq në nëntor të vitit 2013, por ai po përkujtohet thuajse çdo ditë, që prej daljes në kinema të filmit të ri “Fast and Furious 7”, paraqitja e fundit e tij në rolin e Brian O’Conner.

Fotoja e postuar në rrjete sociale

Imazhi është ngarkuar në Facebook nga fansi Jeffrey Raymond Fröhlich.

Ndërkohë duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Movie Awards” të dielën në mbrëmje, Vin Diesel tha: “Hera e fundit që u ngjita në këtë skenë ishte me vëllain tim Pablo…”, u shpreh ai i zhytur në emocione, teksa këndoi për mikun e tij që s’jeton më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura