“Kjo është vala e parë e COVID-19”- Mjeku Mezini: Çdo kontakti të afërt duhet t’i bëhet tamponi. Nëse vatrat nuk ndërpriten, BE…

Jul 4, 2020 | 22:10
SHPËRNDAJE

Mjeku Arjan Mezini i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 tha  se çdo kontakt i afërt i rasteve me COVID-19 duhet të tamponuar, me apo pa simptoma qoftë ai.

mezini arjan

Sipas Mezinit rastet e reja në Shqipëri duken se varen nga testimet, prandaj ato duhet të rriten 2-3 herë.

Ai shprehet si bindur se kjo është vala e parë e koronavirusit në Shqipëri, dhe jo ajo që kaloi në periudhën mars- prill, ndërkohë që tani Shqipëria po rikthehet aty ku ishte Europa 2 muaj më parë.

”Po ta shohësh, I lëmë shifrat e sotme, shohim ato të djeshmet, reflektonin nga numri I përgjithshëm I tamponeve në 25% të të infektuarve. Ne duhet të kishim bërë 2-3 herë më shumë për të arritur në 10%-shin, se është shumë më shumë në 1000, 1500 njerëz. Ne duhet të ndërpresim vatrat. Nëse vijojmë kështu atëhere vështirë do të kemi ato shifrat kontabël të BE për lëvizjen mes shteteve.

Ka persona që janë diagnostifikuar me COVID-19, madje janë shtruar, por familjarëve të tyre apo kontakteve të afërta nuk I bëhet tamponi thjesht dhe vetëm se janë asimptomatikë. Është në gjykimin tuaj i detyrueshëm tamponi tek këta?

Mendimi im, është që çdo kontakt I afërt duhet tamponuar. Sepse njerëzit thonë s’kam gjë dhe vijoj jetën. E kam dëgjuar që e ndjek Evropa këtë metodë, por Evropa ia ka izoluar vatrat, ne po kthehemi në kohën kur Europa kishte infeksion në mars- prill. Se ne ishim në ‘’Lock-Down’’ dhe sigurisht kishte më pak raste.

Ndërkohë që sot jemi në një po them, kjo është valë e parë. Sepse nuk patëm valë.”– tha Mezini.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura