‘Kjo është shejtani më i madh, unë jam dyshi pas saj”, Rama flet për ministren e kabinetit. Ka edhe një apel: Mbase reflektojnë edhe ata që…

Dec 7, 2019 | 11:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka qene sot ne Vore, ne nje inspektim per banesat qe jane drejt perfundimit, pas demeve te shkaktuara nga termeti i 21 shtatorit.

Ne shoqerine e ministres se Infrastruktures dhe Energjise, Belinda Balluku, teksa eshte takuar me banore qe po u perfundojne banesat, Rama ka kerkuar te behet durim, duke premtuar se asnje nuk do te harrohet.

Ne takimin me banore, nuk kane munguar batutat. Rama e ka quajtur ministren Balluku, “shejtani me i madh”, pasi sipas tij, nese ajo e thote nje gje e mbaron.

1

Rama: Kjo është shejtani më i madh. Që po e tha e bo.

Kryefamiljari: Njësh është

Rama: Po njëshi është unë jam dyshi pas saj

Banori: Ka ardhur që pas tërmetit të shtatorit

Rama: Ne ato të shtatorit nuk i kemi harru janë në shënim puna vazhdon, por do cik durim kjo punë.

Banori i puth dorën, Rama: Lëreni partinë, tërmeti nuk pyet, vjen e të merr

Në një tjetër takim që Rama pati në Dedaj të Vorës, është ndalur në një tjetër familje në Marqinet, ku ka parë nga afër punimet në një banesë që ishte shembur nga tërmeti i 21 shtatorit.

Teksa bashkëbisedonte me të zotin e shtëpisë, ky i fundit nuk i ka kursyer lavdet madje i ka puthur dorën Ramës. Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se tërmeti nuk pyeti as asgjë, madje as për parti.

BISEDA ME BANORIN

Rama: Tërmeti nuk pyet për parti

Banori: Rrofsh. E drejtofsh këtë Shqipni ashtu siç e ke drejtuar. Ngushëllime atyre familjeve të viktimave, se s’kemi ça të bëjmë. Punët e Zotit.

Rama: Zonja juaj?

Banori: Zonja ime. Zonja e parë. (I prezanton një person) Është sekretari i partisë së fshatit, i partisë socialiste

Rama: Hajde leje partinë. E pe tërmetin? Tërmeti nuk pyet për parti. Nuk kërkon ça partie je. Të vjen dhe të merr. Siç erdhi tërmeti dhe nuk pyeti për parti, dhe ne duhet të punojmë dhe të qeverisim. Partitë vijnë mbrapa. Kur s’kemi punë të tjera për të bërë. Lëre mo sekretarin. Sekretar jam vet unë.

Banori i puth dorën
Rama: Mos më puth dorën mua mo aman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura