Kjo është reporterja 9-vjeçare që zbardhi historinë e vrasjes

Apr 12, 2016 | 11:04
SHPËRNDAJE

“Nese mendoni se se jam tepër e vogël, atëherë çohuni dhe zbulojeni historinë vetë”. Ajo është reporterja më e vogël në botë. 9 vjeçe. Ajo që ka shkruar për dyshimet mbi një vrasje në vendin e saj, Pensilvani, është duke mbrojtur veten pas disa sulmeve lokale se pse një vajzë e vogël duhet të mbulonte krimet e rënda, kur duhet të ishte duke luajtur me kukulla.

 

paper13n-2-web

Hilde Kate Lysiak mori një bakshish pak ditë më parë, për një ngjarje të pazbuluar që ndodhi në Selinsgrove, një vend rreth 150 milje larg Filadelfias. Ajo shkoi në vendin e krimit për të marrë detajet dhe postoi videon bashkë me historinë e plotë në faqen e saj orangestreetnews.com, në mbrëmjen e asaj dite. Po, ka edhe një portal lajmesh.

Pasi profili i saj në Facebook dhe YouTube u mbush me komente negative duke i thënë të gjithë që të merrej me lodra apo të festojë me shoqet e prindërit, komentuesit iu kthyen edhe prindërve duke i sulmuar me fjalë të rënda se si mund ta linin të bijën të bënte diç- ka të tillë.

9-yasindaki-kucuk-kiz-muhabirlik-yapti-8331708_x_1140_o

“E gjithë kjo më zemëron. Vetëm sepse jam 9 vjeçe, nuk do të thotë që nuk mund të shkruaj një histori të mirë. Nuk do të thotë që nuk mund të jem reportere”. Hilde e ka hapur portalin e saj më shumë se dy vite më parë, e ndihmuar nga i ati, reporter për “New York Daily News”, dhe e motra, 3 vite më e madhe.

Babai i vajzës ka thënë se përgjithësisht, komentet në faqen e saj kanë qenë pozitive. Sidoqoftë, edhe pse ajo vlerësohet dhe inkurajohet për historitë që shkruan apo videot e fotot që posHilde Kate Lisiak ton, debati është nëse një vajzë e vogël duhet të merret me lajme vrasjesh.

“Asaj por edhe vajzës tjetër, u duket gazetaria investigative një profesion shumë interesant. Më bëjnë vazhdimisht pyetje”, ka thënë i ati, ndërsa 9-vjeçarja ka dalë vetë të mbrojë punën e saj me këtë deklaratë:

“E di që e gjithë kjo mund të jetë e sikletshme për shumë prej jush. Di gjithashtu që ju doni vetëm që unë të ulem në divan e të hesht, sepse jam vetëm 9 vjeçe. Por, nëse doni që të ndalem duke u marrë me zbardhjen e historive, atëherë ngrihuni nga kompjuteri dhe bëni diçka rreth lajmit. Hë, a ju mjafton? “

(Marrë nga “The Guardian”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura