“Kjo është për Allahun”, terroristët bërtisnin teksa thernin njerëzit. Taksisti u mundua por…

Jun 4, 2017 | 18:17
SHPËRNDAJE

Dëshmitarët e sulmit të mbrëmshëm kanë rrëfyer për BBC për atë që e kanë parë gjatë sulmit terrorist në Londër, duke thënë se sulmuesit kanë bërtitur “kjo është për Allahun” para se ta thernin disa herë me thikë një grua.

london-bridge_1496565207-8572398

Eric, dëshmitar i sulmit, ka thënë për BBC se tre persona dolën nga furgoni dhe filluan t’i sulmonin njerëzit nëpër rrugë.

“Tre burra dolën nga furgoni dhe filluan t’i sulmonin njerëzit në rrugë. Teksa po ecnin poshtë shkalleve dhe po vraponin drejt njerëzve, atë bërtisnin ‘kjo është për Allahun,’” ka thënë ai. Në sulm u vranë 7 persona dhe u plagosen 48 të tjerë. Ndërsa, policia britanike vrau të tre sulmuesit.

ta_1496564473-3378554

Ndersa shoferi i një taksie ka rrëfyer se përpoq të ndalonte tre burrat e armatosur me thika, të cilët hynë me furi mes një turme njerëzish në Urën e Londrës, me një furgon të bardhë.

Dëshmitarët njoftuan se dëgjonin armë zjarri, mes raportimeve se kishin parë persona të therur pranë një restoranti.

Burrat e armatosur me thika lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëz në zonën e njohur si “Borough Maket” në anën jugore të lumit Thames.

Dëshmitarët thanë se sulmuesit filluan të thernin njerëzit në rrugë dhe në restorante.

Taksisi ishte munduar t’i rrëzonte tre terroristët në tokë, por nuk ka mundur dhe gjate perleshjes mësohet se ka pësuar plagë të lehta.

“Të gjithë në dysheme”, dalin pamjet e tmerrit brenda lokalit ku ndodhi njëri nga sulmet (video)

Terrorizmi goditi sërish në Angli mesnatën e ditës së diel, ku në Londër dy nga tre sulme janë konfirmuar si të tillë.

Policia britanike ka konfirmuar se janë të paktën deri në 9 persona të vdekur dhe mbi 30 të plagosur, por ende nuk dihet numri i saktë.

 sulmi

Ndërkojë, Daly Mail ka publikuar pamjet e tmerrit, brenda një lokali pranë London Bridge.

Në video shihet policia që u kërkon qytetarëve të ulen përtokë dhe të mbrohen.

Dëshmia shokuese pas sulmeve në Londër: Pashë një person si u ther me thikë

Natalie dhe Ben jane dy deshmitare te tmerrit te perjetuar sot ne Londer pas sulmeve masive.

4112994B00000578-4569638-Horrified_bystanders_ran_down_Borough_High_Street_as_police_shou-a-61_1496529171422

Ata thane se po ecnin kur panë shumë njerëz që vraponin.

Çifti i martuar dëshmoi që dikush ishte therur me thike.

Ben tha: “Pashë një burrë me bluze të kuqe me thikë mjaft të madhe, nuk e di gjatesinenpor mendoj se ndoshta ishte rreth 10 inç (25 cm). Ai po therte një njeri … ai e gjuajti me thikë rreth tri herë në mënyrë të qetë.

Dukej se ai po përpiqej të nderhynte, por nuk kishte çfarë të bënte, ai ishte duke u qëlluar dhe u rrëzua në tokë.

Autori dhe një burrë tjetër u larguan mjaft “me guxim”, pastaj dëgjuam tri të shtëna me arme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura