“Kjo është një qeveri e pandjeshme ndaj pensionistëve”, Meta: Shumica e qytetarëve varfërohen gjithnjë e më shumë, ka një rritje të polarizimit social dhe padrejtësive

Mar 23, 2023 | 10:38
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se qeveria shqiptare është e pandjeshme ndaj pensionistëve.

k,,,

Komentet Meta i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me pensionistët në Tiranë, ku tha se shumica e qytetarëve shqiptarë sa vjen e varfërohen gjithnjë e më shumë.

Ai shtoi se në shoqërinë shqiptare ka një polarizim social dhe rritje të padrejtësive.

“Mundësitë tona janë shumë më të mëdha për të mbështetur pedagogët dhe pensionistët, por atje është prioritet qytetari, pensionisti, jo oligarkët. Kjo është një qeveri e pandjeshme ndaj pensionistëve, por një qeveri e përkushtuar ndaj oligarkëve.

Ne si Parti i Lirisë kemi çuar një ligj në Parlament, për indeksimin e pagave çdo vit për shkak të rritjes së inflacionit, në mënyrë që ti japim fund këtij mentaliteti që rritjen ekonomike e përjeton vetëm një pakicë dhe shumica e njerëzve sa vijnë e varfërohen dhe kjo vetës sa sjell rritje të polarizimit social dhe të padrejtësive.

Besoj se në 14 maji japim një mesazh të fortë të ndryshimit, japim një mesazh për një qeverisje njerëzore, por një qeverisje njerëzore pa një kujdes të veçantë pa moshën tuaj, pa moshën e tretë, nuk mundet që të ketë”, u shpreh Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura