“Kjo është një katastrofë e madhe për vendin”- Ç’po ndodh? Kim Jong-un i tmerruar nga situata

May 14, 2022 | 8:14
SHPËRNDAJE

Përhapja e shpejtë e infektimeve me Covid-19 në Korenë e Veriut është një “katastrofë e madhe” për vendin, ka thënë udhëheqësi i saj Kim Jong-un, sipas mediave shtetërore.

_124732345_gettyimages-1235994319

Kim bëri thirrje për një betejë të gjithanshme për të frenuar përhapjen e virusit gjatë një takimi urgjent të shtunën, shkruan BBC.

“Përhapja e epidemisë malinje është trazira më e madhe që ka rënë mbi vendin tonë që nga themelimi,” citoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA të thoshte Kim.

Takimi vjen pasi zyrtarët njoftuan rastet e para të konfirmuara të enjten, megjithëse ekspertët besojnë se virusi ka shumë gjasa të ketë qarkulluar prej disa kohësh.

_124732338_tv075941081

Ekziston frika se një shpërthim i madh mund të ketë pasoja të tmerrshme në Korenë e Veriut.

Popullsia e saj prej 25 milionë banorësh është vunerabël për shkak të mungesës së një programi vaksinimi dhe sistemit të dobët të kujdesit shëndetësor.

Dhe të shtunën, media shtetërore raportoi se kishte pasur gjysmë milioni raste me ethe të pashpjegueshme në javët e fundit.

Ky shtet ka aftësi të kufizuara për testime, kështu që shumica e rasteve Covid nuk janë konfirmuar.

© Panorama.al

Te lidhura