“Kjo është ndeshja e karrierës time”, flet Martini: Lojtarët mezi e presin këtë sfidë, presioni bie mbi Partizanin

May 16, 2021 | 12:42
SHPËRNDAJE

Teuta rikthehet të luajë në kampionat, teksa nesër do të tentojë shkëputjen edhe më shumë në krye ndaj një kundërshtari direkt për titull si Partizani. Skuadra durrsake do të kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, ku do të përballet ndaj Partizanit me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Në vigjilje të kësaj supersfide ka folur në konferencën për shtyp trajneri i Teutës, Edi Martini duke analizuar këtë takim:

EDI MARTINI

Sfida ndaj Partizanit – “Ndaj Partizanit është ndeshja më e rëndësishme e karrierës time si trajner, pavarësisht se jemi në një pikë që ne duhet të bëjmë gjithçka që ta mbyllim kampionatin që në këtë javë, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme.”

Mbrojtja më e mirë me sulmin më të mirë – “Unë them që jemi ekipi më i mirë. Nuk do të luajmë në mbrojtje. Ne do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë, pavarësisht se një pikë mund të jetë e kënaqshme, por ne do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen.”

Teuta dhe lojtarët – “Lojtarët mezi e presin këtë ndeshje, kështu që është një ndeshje që duhet ta fitojmë patjetër. Ne jemi favorit dhe jemi në krye dhe normalisht që na presin ndeshje të rëndësishme dhe delikate. Janë ndeshje për t’u fituar, jo për të luajtur futboll të bukur.”

Objektivi – “Do të kërkojmë nga sekondi i parë e deri në fund për të fituar ndeshjen. Partizani është në presion më tepër, ata duhet të fitojnë me patjetër. Ne luajmë për dy rezultate, ne jemi më të uritur për ta marrë këtë kampionat. ”

Titulli – “Nga fillimi e deri në këtë moment që flasim, ne kemi derdhur shumë djersë dhe kemi bërë shumë sakrifica. Mendoj se ky qytet e meriton një titull në këto momente.”, përfundoi trajneri i Teutës, Edi Martini.


PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/