“Kjo është mënyra më e thjeshtë për t’iu thënë lamtumirë”- Modelja var veten pas humbjes së kujdestarisë së vajzës dhe lë videomesazhin prekës

Mar 20, 2020 | 11:24
SHPËRNDAJE

Një modele i ka dhënë fund jetës së saj pasi humbi kujdestarinë e vajzës. Disa orë para se të vriste veten la një videomesazh në Instagram.

Moriah Frye ra në depresion pasi humbi kujdestarinë e fëmijës së saj dhe më pas u nda edhe nga i dashuri që takoi gjatë udhëtimit në Britani.

Në videon që regjistroi para se të vriste veten, ajo u drejtohej miqve duke i dhënë lamtumirën.
“Po bëj këtë video të shkurtër dhe qenka me të vërtetë e thjeshtë. Fillimisht u shkruaja letra të gjithëve por pyesja veten si është të ndash një eksperiencë të tillë me dikë,”- tha ajo.

Ndërsa më pas 27-vjeçarja shtoi: “Kam humbur miq që kanë vdekur dhe nëse nuk do jem këtu, më mire të keni një video ku të më shihni sesa një letër të shkruar me dorë që ndoshta do jetë e vështirë të lexohet gjithsesi. Kjo është mënyra më e thjeshtë për t’i thënë lamtumirë të gjithëve.”

Megjithëse policia u lajmërua për videon, kur mbërritën tek Moriah ishte tepër vonë pasi modelja kishte varur veten.

Ajo jetonte afër Rochdale në Greater Manchester. Policia gjithashtu gjeti një letër për familjen e saj ku fliste për humbjen e kujdestarisë së vajzës së saj pesë vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura