“Kjo është e turpshme”, Rezarta Shkurta publikon mesazhet e ‘sherrit’ mes saj, Aulonës dhe Fatmës

Oct 29, 2019 | 13:20
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta duket se nuk i ka punët mirë me dy moderatorët Aulonën dhe Fatmën. Rezarta ka postuar në ‘Instastory’ një bisedë që ka bërë me këto të fundit. Ato e ftonin në emisionin e tyre dhe gjithashtu e kritikonin se nuk ju ka ardhur asnjëherë në emision.

“O Rezarta Shkura, o …biznesmene si je? Si po shkon andej Po mirë s’të vjen turp që ke dalë në çdo emision, vetëm tek shoqet e tua s’ke dalë kurrë! Ua kjo është e turpshme”, i shkruan ndër të tjera Aulona.

“Seen”, ua kthen Rezarta duke shkaktuar kështu të qeshura por edhe habi tëk dy moderatoret.

Duket se kjo është një bisedë mes mikeshash. Nuk e di nëse Aulona dhe Fatma e kanë bindur këngëtaren që t’ju shkojë në emision. Kjo mbetet për t’u parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura