Kjo është e dashura sekrete e Putin, Zonja e Parë e ardhshme!

Feb 28, 2015 | 16:34
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Gjimnastja 31-vjeçare Alina Kabayeva besohet të jetë edhe e dashura sekrete e udhëheqësit të Rusisë, Vladimir Putin.

E quajtur nga disa media vendase si zonja e parë e pazbuluar akoma, bukuroshja është bërë qendër e bisedave dhe “Daily Online” shkruan se ajo ka një histori disa vjeçari me presidentin.

Në një media online, në vitin 2009 u përfol se Alina lindi edhe një djalë, i cili besohet të jetë i Putin, por më vonë ky lajm u fshi nga të gjitha mediat ruse.

Pas divorcit me ish gruan e tij Lyudmila në vitin 2013, të cilët e cilësuan këtë ndarje si një divorc të cizilizuar, nuk u përfol më për lidhjet e tyre, dhe Lyudmila nuk doli më në “skenën” e medias.

Udhëheqësi 63-vjeçar nuk është ekspozuar me gjimnasten bukuroshe, dhe nuk është parë përkrah saj, por disa foto tregojnë se ata janë takuar që në vitin 2001 ku Putin i ka dhënë medalje të artë Alinës.

Ata gjithashtu janë kapur duke folur me njëri-tjetrin edhe në vitin 2008 në një mbledhje të përbashkët.

Sipas disa raportimeve secrete të kryetarit rus, ai në vitin 2010 ka bërë edhe një lifting në fytyrë për tu rinuar. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura