“Kjo do vazhdojë deri në fund të luftës”, Rama nxjerr pamjet e asaj që ndodhi sot. Flet për tre kategori të caktuara

Mar 29, 2020 | 21:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka postuar në Facebook një video që tregon një pjesë të punës për shpërndarjen e ndihmave në familjet në nevojë, të goditura më rëndë nga kriza e koronavirusit, nga Vlora, Dibër e Prezë.

preza

Sipas shefit të qeverisë, ndihma do vazhdojë deri në fund të luftës, duke përmendur tre kategori kryesore që janë familjet me ndihmë ekonomike, pensionistë kryefamiljarë dhe persona që kanë nevojë të ndihmohen.

POSTIMI I PLOTE

? 5848 FAMILJE U NDIHMUAN SOT ME USHQIME OSE BARNA MJEKËSORE

? SHKON NË 107.128 NUMRI I DYERVE KU KEMI TROKITUR, QYSH NGA NISJA E OPERACIONIT HUMANITAR!
FAMILJE NË NDIHMË EKONOMIKE, PENSIONISTË KRYEFAMILJARË, INDIVIDË NË NEVOJË PËR NDIHMË, KANË NDJERË MANIFESTIMIN KONKRET TË PËRKUJDESJES TONË

? DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS

#njëAtdhe ?? #njëFamilje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura