‘Kjo do jetë dita jote e fundit’/ Shqiptari që masakroi infermieren dënohet me 18 vjet burg

Nov 23, 2017 | 22:40
SHPËRNDAJE

Gjykata britanike ka dhene sot vendimin e saj per shqiptarin i cili masakroi me leve infermieren shqiptare, te ciles i kerkonte te martoheshin.

Mediat britanike shkruajne se ai qëndroi pa folur dhe nuk iu pa asnje emocion ne fytyre teksa u dha vendimi. Fatmir Stafasani, 49 vjeç, u denua me 18 vjet burg për vrasje në tentativë dhe vjedhje me pasoja të rënda.

fatmir-stafasani-933x445

Gjykatësi e konsideroi Stafasanin një shkelës të rrezikshëm të ligjit. Zyrtari i lartë hetues, Detective Inspector Damian Ash, tha: “Ky ishte një sulm i tmerrshëm në shtëpinë e vetë viktimës, i cili përfshinte planifikim të kujdesshëm dhe të paramenduar nga Stafasani”.

“Ai ka hyrë me forcë në banesën e viktimës dhe e ka goditur atë me levë, më pas është larguar duke menduar se e ka vrarë”.

“Ne nuk e dimë motivin e këtij sulmi, Stafasani nuk ka thënë asgjë dhe nuk ka treguar asnjë detaj”.

Stafasani u fut në banesën e gruas, permes nje platforme të improvizuar për të hyrë përmes një çatie prej xhami.

4670E6AD00000578-5092473-image-a-3_1510916352429

Ai priti rreth një orë, derisa ajo të kthehej në shtëpi, para se ta sulmonte brutalisht.

Gruaja pësoi pesë thyerje të kafkës, plagë në dorë e gishta të thyer.

Pavarësisht lëndimeve, ajo arriti të zvarritej në shtëpinë e një fqinji dhe të kërkonte ndihmë para se të përfundonte pa ndjenja.

Urgjenca arriti në shtëpinë e saj pak para orës 3 të mëngjesit, më 20 Mars dhe ajo u dërgua në spital, ku kaloi nëntë ditë në koma.

Gruaja e kishte njohur Stafasanin dhe kur rifitoi vetëdije konfirmoi se kishte qenë ai që e kishte sulmuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura